|
FTESË
Asamblea III Kombëtare e Konsumatorëve Shqiptarë (Mbledhja e Përgjithshme e Shoqatës përcaktuar nga Nenet 12 – 15 të Statutit të Shoqatës të miratuar nga Gjykata e Tiranës dt. )
E Mërkurë, dt. 14 Korrik 2010, ora 12:00, Muzeu Historik Kombëtar, Salla e Konferencave E/I nderuar Zonjë/Zotëri
Bordi Drejtues i ZMK thërret Asamblenë III Kombëtare të Konsumatorëve Shqiptarë (Mbledhjen e Përgjithshme e Shoqatës) në bazë të Nenit 17 të Statutit të Shoqatës ditën e E Mërkurë, dt. 14 Korrik 2010, ora 12:00, në Muzeun Historik Kombëtar, Sallën e Konferencave. Kjo Asamble e Përgjithshme është një model i demokracisë së brendshme të ZMKsë, një model i transparencës dhe i pjesëmarrjes publike në vendimmarrjen e brendshme të organizatave të shoqërisë civile.
Për këtë arsye jeni i ftuar që të na nderoni me pjesëmarrjen Tuaj në aktivitetin më të rëndësishëm institucional të shoqatës sonë duke i dhënë këtij aktiviteti një dimension më të lartë transparence dhe pjesëmarrje të publikut në vendimet e organizatave të shoqërisë civile.
Asambleja III Kombëtare e Konsumatorëve Shqiptarë sipas Nenit 14 të Shoqatës ka përkatësisht këto 10 kompetenca ekskluzive ligjore: 1. Miraton ndryshimet në Statut 2. Miraton buxhetin vjetor të Shoqatës dhe të bilancit të propozuar nga Bordi Drejtues. 3. Përcakton kontributin e anëtarësimit dhe kuotën periodike vjetore. 4. Përcakton fushat dhe programin e veprimtarisë së Shoqatës; 5. Mbikqyr dhe kontrollon rregullisht realizimin e veprimtarise se Shoqates; 6. Zgjedh Bordin Drejtues një herë në 2 vjet; 7. Nxjerr norma për rregullimin e veprimtarisë, organizimit dhe strukturës së organizatës; 8. Vendos për shpërndarjen e Shoqatës dhe emërimin e likujduesve; 9. Vendos per ceshtje te tjera qe nuk i jane lene ne kompetence ndonje organi tjeter. 10. Hap zyra shërbimesh apo që realizojnë objektiva të organizatës.
Në Asamblenë III Kombëtare të Konsumatorëve Shqiptarë do të merren votohen në mënyrë demokratike 10 Vendime: 1. Raporti 5 vjeçar i Aktivitetit të ZMKsë 2005 – 2010 2. Raporti 5 vjeçar Financiar i ZMK 2005 - 2010 3. Miratimi i Ndryshimeve në Statut të propozuara nga Bordi Drejtues i Shoqatës 4. Plani i Veprimit 2 vjeçar i Konsumatorëve Shqiptarë 2010 – 2012 5. Programi Kombëtar i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve shqiptarë “LINJA BLU E KONSUMATORËVE SHQIPTARË” e cila do ti japë zë kombëtar të gjithë konsumatorëve të Shqipërisë 6. Rezoluta e Asamblesë III Kombëtare të Konsumatorëve Shqiptarë “për një Politikë të Re në mbrojtje të të drejtave të konsumatorëve shqiptarë” 7. Ngritja e Komisionit të Votimit dhe shpallja kandidaturave për Bordin e ri Drejtues 2010 – 2012 8. Votimi i fshehtë për Bordin e ri Drejtues 9. Shpallja e Bordit të ri Drejtues të organizatës 10. Votimi i Kryetarit të Bordit Drejtues dhe Drejtorit Ekzekutiv të shoqatës
Nese e sheh me interes qe te behesh pjese e ZMK ky eshte rasti.
Nese do me shume info me shkruaj ne
Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė
apo me co nje sms te 0672004545 para te merkures.
Te jesh anetar i ZMK do te thote te kesh keto perfitime:
10 Të drejtat Tuaja si anëtar i Shoqatës: 1. Të keni të drejtën e votës së lirë në çdo Asamble Kombëtare të Konsumatorëve Shqiptarë 2. Të keni të drejtë të zgjidheni në organet vendimarrëse të Shoqatës 3. Të përfitoni në mënyrë të avantazhuar falas shërbimet e këshillimit dhe mbrojtjes së të drejtave Tuaja si konsumatorë 4. Të përfitoni asistencë ligjore falas në çështjet administrative 5. Të merrni pjesë aktive në aktivitetin e organizatës 6. Të keni avantazhe të garantuara në praktikat e rekrutimit të stafit full time dhe part time në shoqatë dhe programet e shoqatës 7. Të mbështeteni në angazhimin Tuaj qytetar 8. Të merrni pjesë në trainime që Ju aftësojnë Ju në mbrojtjen e të drejtave Tuaja 9. Të përfitoni falas kopje të botimeve të organizatës që Ju i konsideroni me interes për Ju 10. Të shprehni lirisht opinionin Tuaj të ndryshëm mbi qëndrimet e Shoqatës Bordi Kombëtar i Konsumatorëve Shqiptarë Bordi Kombëtar i Konsumatorëve Shqiptarë i votuar në Asamblenë III Kombëtare të Konsumatorëve Shqiptarë të zhvilluar në 14 Korrik 2010, Në Sallën e Muzeut Historik Kombëtar me pjesmarrjen e 2/3 të anëtarëve të Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve Shqiptarë - ZMK: ARBEN LOKA - Sociolog, (Kryetar i Bordit) DENIS DËRRALLA - Financier dhe inxhinier, (Mbikqyrës financiar i Shoqatës) ARJOLA AGOLLI – Psikologe, (Nënkryetare e Bordit) GENTI BEQJA – Inxhinier, (Nënkryetar i Bordit) ARMIR SHKURTI - Gazetar, (Nënkryetar i Bordit) GENC PËRMETI – Artist, (Nënkryetar i Bordit) JULIANA LATIFI – Juriste (Anëtare e Bordit) ANDI NANO – Jurist (Anëtar i Bordit) TETIS LUBONJA – Juriste (Anëtare e Bordit) RITJANA ÇEVELI – Financiere (Anëtare e Bordit) ANILA ALLIU – Pedagogji (Anëtare e Bordit) VLADIMIR THANO – Jurist dhe gazetar (Anëtar i Bordit) ANILA DODA – Gazetare (Anëtare e Bordit) RASHELA GOXHA – Ekonomiste (Anëtare e Bordit) ENO KOLA – IT (Anëtar i Bordit) VALBONA IMAMI – Artiste (Anëtare e Bordit) ENO GAÇE – Stomatolog (Anëtar i Bordit) MARIN ELBASANI – Stomatolog (Anëtar i Bordit) NADA KALLÇIU – Ekonomiste (Anëtare e Bordit) PRANVERA BORAKAJ - Juriste dhe gazetare (Anëtare e Bordit) ERIND AGOLLI – Inxhinier (Anëtar i Bordit) ENTELA ELBASANI – Stomatologe (Anëtare e Bordit) ELVIS THEMELI – Marketing (Anëtar i Bordit) EDMOND MARKU – Sociolog (Anëtar i Bordit) BAJANA ÇEVELI – Psikologe (Anëtare e Bordit dhe përfaqësuese e Klubit të Konsumatorëve Durrës SANIJE FATKOJA – Juriste (Anëtare e Bordit dhe përfaqësuese e Klubit të Konsumatorëve Elbasan EGLANTINA GJINI - Administrim Publik (Anëtare e Bordit dhe përfaqësuese e Klubit të Konsumatorëve Gjirokastër) VIOLETA TICI – Sociologe (Anëtare e Bordit dhe përfaqësuese e Klubit të Konsumatorëve Korçë ELIDON LAMANI – Inxhinier (Anëtare e Bordit dhe përfaqësuese e Klubit të Konsumatorëve Vlorë) Drejtor Ekzekutiv Av. ALTINGOXHAJ – Jurist, Sociolog, Punonjës Social
Info për ZMK:ZYRA PER MBROJTJEN E KONSUMATOREVEAdresa: Rr. Bardhok Biba, P.75, Sh2, Kati 1, Tirana, AL Kontakt: Avokat Altin Goxhaj - Drejtor i ZMKTelefon: 00355 67 2004545 Faqe online ne facebook:
Faqja e ZMK: Klubi i anetareve: Avokati i Konsumatoreve: Galeri fotosh:
|