Fillon fushata e re e Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve: STOP SPEKULIMEVE ME ÇMIMET! ZMK inicon një fushatë për të denoncuar SPEKULIMET në treg që kanë sjellë rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, të ilaceve, të apartamenteve, të kredive, të faturave të energjisë dhe të ujit, dhe të shumë sektorë të tjerë të mallrave dhe produkteve. Fushata do të quhet “STOP SPEKULIMEVE ME ÇMIMET”. Sipas të dhënave të ZMKsë rezulton se rritja e çmimeve në treg është një paradoks shqiptar i cili stonon me tendencën globale dhe rajonale që ka sjellë uljen e çmimeve të produkteve të konsumit. Sipas të dhënave të ZMKsë rezulton se arsyet e rritjes së çmimeve në treg lidhen ngushtë me lojën e importuesve dhe grosistëve të mëdhenj të cilët po përdorin pozitat dominuese në treg dhe bashkëpunimet aktive apo pasive me konkurentët, për ti imponuar konsumatorëve çmime speculative të cilat po rëndojnë përditë e më shumë jetën e shqiptarëve. Duke iu referuar rolit që duhet të luajnë institucionet e mbikqyrjes së tregut, ZMK konstaton se duhet një koordinim dhe një angazhim shumë intensiv i strukturave shtetërore për të ndërmarrë veprime mbikqyrëse, si dhe iniciativa të reja ligjore dhe fiskale proporcionale në raport me fitimet spekulative të palëve të përfshira në këto abuzime. Tregu është i lirë por konsumatori nuk mund të lihet në dorë të spekulantëve. Shteti duhet të luajë rolin e vet rregullator në përputhje me principet e lirisë së tregut dhe po aq në përputhje me standardet e Bashkimit Europian për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë. Për këto motive, ZMK ndërmerr fushatën e re “STOP SPEKULIMEVE ME ÇMIMET” e cila synon të influencojë pranë institucioneve dhe organeve të mbikqyrjes së tregut dhe të hetimit administrativ, civil apo penal, për të marrë masat e nevojshme në mbrojtje të interesave të konsumatorëve për të ndaluar dhe parandaluar spekulimet me çmimet në treg. Për këtë arsye, ditën e Enjte, Dt. 12 Maj 2010, ZMK organizon një seancë debati në të cilën do të ftohen të marrin pjesë përfaqësues nga Komisione Parlamentare, Qeveria Shqiptare, Autoriteti i Konkurencës, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe strukturat e varësisë së mbikqyrjes së tregut, Autoriteti i Ushqimit dhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, Ministria e Financave, Drejtoria e Doganave, Drejtoria e Tatim Taksave, Drejtoria e Krimit Financiar dhe Ekonomik të Ministrisë së Brendëshme, Ministria e Transporteve dhe Punëve Publike, Agjencia Kombëtare e Turizmit, Ministria e Shëndetësisë, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, AKEP, ERE, ERU, etj, si dhe përfaqësues nga Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, Konfindustria, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, OJF të ndryshme, si dhe përfaqësues nga institucione ndërkombëtare. Në mënyrë të veçantë do të ftohen të kontribojnë edhe përfaqësues nga institucione akademike dhe departamente universitare. Një palë shumë e rëndësishmë që mund të kontribojë në këtë drejtim janë edhe gazetarët e ekonomisë në median e shkruar dhe elektronike. Nëse jeni i interesuar për të ofruar kontributin Tuaj në këtë iniciativë me interes të gjerë publik, Ju mund të kontaktoni me ZMK, Avokat Altin Goxhaj, në numrin e Tel. 0672004545 dhe e-mail
Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė
Me respekt Av. Altin Goxhaj Drejtor i ZMKsë |