5 VJET ZMK

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Njësia Bashkiake Nr. 10 Tiranë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë - Tiranë 

5 VJET ZMK 

"PARATE TONA JANE TE DREJTAT TONA"

15 MARS 2010, DITA NDERKOMBETARE E KONSUMATOREVE

Hotel Tirana International, Salla Balsha

  

Me rastin e 15 Marsit,
Ditës Ndërkombëtare të Konsumatorëve,
dhe 5 vjetorit të ZMK, organizohet eventi ndërkombëtar:

13:00 – 14:00


Forumi i hapur

“PARATË TONA = TË DREJTAT TONA

2005 - 2010”


Në këtë event kanë kofirmuar se do të na nderojnë me pjesmarrjen e tyre:

Zv.Kryeministri Z. Ilir Meta, Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Z. Dritan Prifti, Ministri i Shëndetësisë Z. Petrit Vasili, Kryetari i Autoritetit të Ushqimit Z. Genc Juka, zv.ministra të Ministrisë së Transporteve, Telekomunikacionit, dhe të Punëve Publike, të Ministrisë së Drejtësisë, të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, të Ministrisë së Brendëshme, të Ministrisë së Integrimit Europian, të Ministrisë së Financave, të Ministrisë së Arsimit, të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, deputetë, drejtues të enteve rregullatore dhe autoriteteve të mbikqyrjes së tregut, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, të Avokatit të Popullit, të medias, të shoqërisë civile, të trupave akademikë, ekspertë, etj.

Në këtë event do të prezantohen disa standarde të reja në sistemin e mbikqyrjes së tregut si Formulari tip i Ankesave të Konsumatorëve nga METE, Autoriteti i Ushqimit, një sondazh krahasues që tregon perceptimin e konsumatorëve, broshura “Udhërrefyesi i Ligjit të Konsumatorëve 2010”, etj.

14:00 – 15:00 Ceremonia e Ndarjes së


“Çmimeve Europiane të Konsumatorëve 2010”

për Median, Institucionet, Biznesin, Shoqërinë Civile, etj.