|
ZMK con pėr ndjekje penale OSSH |
|
ZMK con për ndjekje penale OSSH për vjedhjet që iu bënë konsumatorëve në dt 10 - 31 Dhjetor 2009 Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve përgatit kallzim penal ndaj drejtuesve të OSSHsë për Vjedhje me anë të mashtrimit (Neni 143 I Kodit Penal) dhe vjedhje me anë të mashtrimit kompjuterik (Neni 143/b I Kodit Penal). Siç dihet rritja e tarifave për konsumin nën 300 kë/h në 7.7 lekë/kËh ka hyrë në fuqi më 1 janar 2010, por OSSH e ka llogaritur me konsumin e energjisë të muajit dhjetor, që duhet të ishte 7 lekë (pa TVSH). Po ashtu ka ndodhur edhe me çmimet mbi fashën 300 kë/h. Të gjendur në këtë situatë absurde, konsumatorët janë ankuar pranë zyrave të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike (ERE) dhe të Zyrës për Mbrojtjes së Konsumatorëve, të cilat pasi janë njohur me problemin po reagojnë në mënyra të ndryshme. Nëse OSSH në mënyrë të çuditshme po kërkon thjesht dëmëshpërblimin e konsumatorëve (pra thjesht zbritjen nga çmimi I Janarit apo Shkurtit të diferencës së mbifaturuar më 10 - 31 Dhjetor) Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve I ka vënë emrin që ka kësaj historie: VJEDHJE ME ANË TË MASHTRIMIT! Ajo që të bie në sy në këtë paradoks tolerance nga ana e EREsë është se OSSH nuk ka përtuar që disa ditë më parë të jetë në gjyq kundër EREs ndërsa ERE nuk merr iniciativën që I njeh ligji që të mbrojë konsumatorët duke hedhur në gjyq penal OSSHnë për vjedhje me anë të mashtrimit. Dëmi që I është bërë konsumatorëve në mënyrë tinzare nga ana e OSSHsë është i rëndë por mbi të gjitha është një akt I shëmtuar pasi për realizimin e kësaj vjedhje është përdorur mashtrimi kompjuterik duke abuzuar pikërisht me mungesën e mekanizmave mbikqyrës shtetëror në sistem. Sipas Kodit Penal, Kreu III I pjesës së Posaçme “Vepra Penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike”, Seksioni II “Mashtrimet”, përcaktohet qartë se çfarë ka bërë OSSH me konsumatorët shqiptarë. Por po ashtu përcaktohet qartë se çfarë ndëshkimesh mund të marrin krerët e OSSHsë për mashtrimin që kaën bërë. Neni 143 MASHTRIMI “Vjedhja e pasurisë me anë të gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.” Praktika e kësaj vjedhjeje është kryer duke përdorur mashtrimet kompjuterike dhe Kodi Penal ka një nen të veçantë për këtë lloj mashtrimi, përkatësisht Nenin 143/b “Mashtrimi Kompjuterik” (shtuar me Ligjin 10023 dt 27.11.2008, Neni 15). Në këtë nen thuhet: “Futja, ndryshimi, fshirja ose heqja e të dhënave kompjuetrike apo ndërhyrja në funksionimin e një sistemi kompjuterik, me qëllim për t’I siguruar vetes apo të tretëve, me mashtrim, një përfitim ekonomik të padrejtë apo për ti shkaktuar një të treti pakësimin e pasurisë, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet dhe me gjobë nga 60000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë deri në 600000 (gjashtëqind mijë) lekë. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, në dëm të disa personave, më shumë se njëherë ose kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 500000 (pesëqind mijë) Lekë deri në 5000000 (pesë milionë lekë).” Pra siç përcakton Kodi Penal, krerët e OSSHsë duke qenë se kanë vepruar në bashkëpunim dhe duke qënë se I kanë kryer dëm shumë personave rrezikojnë burg ndërsa dëmshpërblimi që kërkon ERE është një akt I pashembullt dhe absurd tolerance të njëanshme ndaj një subjekti I cili ka kryer një vepër të pastër penale. Për këtë arsye ZMK do ta çojë këtë çështje në Prokurori me akuzën publike të vjedhjes me anë të mashtrimit dhe të mashtrimit kompjuterik duke I referuar legjislacionit shqiptar. Tashmë konsumatorët shqiptarë kanë të drejtë të kërkojnë më shumë se dëmshpërblimin nga një insitutcion që çdo ditë u grabiot paratë me fatura të fryra nëpërmjet mashtrimeve kompjuterike dhe me përllogaritjet mashtruese të matësve të energjisë elektrike. Krerët e OSSHsë janë mësuar të gëzojnë frytet e vjedhjes që u bëhen konsumatorëve shqiptarë për llogari të OSSHsë por sot ata mund të vendosen në bankën e të akuzuarve. Tashmë ZMK ka filluar të rivendosë ekuilibrat e munguar në treg në një kohë që institucionet rregullatore nuk po e kryejnë detyrën mjaftueshëm. Tashmë ZMK pas vite të tëra pritjeje që institucionet rregullatore të kryejnë detyrat e tyre mbikqyrëse në treg po fillon një fushatë të vendosjes para përgjegjësisë të të gjithë institucioneve qëndrore dhe lokale të mbikqyrjes së tregut dhe të institucioneve rregullatore në treg. Fushata e ZMKsë do të jetë e përditshme nga data 23 Shkurt deri në 15 Mars në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorëve duke përfshirë në iniciativat e saj ngritje të çështjeve penale, civile, ankesa administrative, protesta qytetare, konferenca shtypi, seanca dëgjimore, etj. Qëllimi I ZMKsë është të përshkallëzojë shkallën e presionit ndaj institucioneve rregullatore dhe të mbikqyrjes së tregut që të mbrojnë interesave e nëpërkëmbura të konsumatorëve shqiptarë, detyrim ky pa të cilin Shqipëria s’mund të futet kurrë në BE pasi ky është një kusht I panegociueshëm dhe I pakapërcyeshëm pavarësisht çdo lloj avantazh apo disavantazhi në fusha të tjera. Avokat Altin Goxhaj Drejtor I ZMKsë |